Nënshkrimi i marrëveshjes së dytë të bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit Sen-Goben dhe organizatës “Habitat for Humanity” [fr] [mk]

Të mërkurën, më 15 maj, ambasadori përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes së dytë të bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit “Saint-Gobain” (Sen-Goben) dhe organizatës “Habitat for Humanity”, të cilat kanë bashkuar forcat për të rinovuar Qendrën për Ndihmën e personave me nevoja të posaçme “Mesazhi” në Negotinë.

“Saint-Gobain” (Sen-Goben), një grup francez i njohur në mbarë botën për ekspertizën e tij në fushën e ndërtimit, do të marrë pjesë në rindërtimin dhe vendosjen e fasadave eko-energjetike, për të përmirësuar kushtet e jetesës në dy ndërtesat, ku strehohen 20 persona me nevoja të veçanta. Bashkëpunimi midis këtyre dy organizatave filloi dy vjet më parë kur Fondacioni “Saint-Gobain” (Sen-Goben) propozoi dizajnimin dhe projektimin e një ndërtesë në shërbim të njerëzve nga kategoritë e cenueshme në Kavadar.

publie le 18/05/2019

hautdepage