Nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit "Team France Balkans" [fr] [mk]

Të hënën, më 16 prill, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në Shkup, midis z. Dragoljub Damljanoviç, kryetar i Odës Ekonomike të Francës dhe Serbisë dhe znj. Danela Arsovska, kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë së Maqedonisë, në kuadër të projektit "Team France Balkans".

Ky projekt, të cilit i është bashkangjitur Agjencia Business France, synon strukturimin e një rrjeti të aktorëve ekonomikë në Ballkan, me qëllim thjeshtësimin e pranisë dhe veprimit të kompanive franceze, gjithnjë e më shumë të interesuara për këtë rajon, duke u ofruar atyre ekonomitë eshkallës dhe të kohës. Marrëveshja u nënshkrua në prani të amabasadorit të Francës, i cili do të ofrojë mbështetjen e tij të plotë për këtë bashkëpunim, e i cili rikujtoirëndësinë e pjesëmarrjes së kompanive nga Maqedonia në Forumin Ekonomik Rajonal, të përgatitur aktualisht nga Business France, që do të mbahetnë Beograd, nga data 31 maj, e deri më 1 qershor 🔜 bit.ly/2J3ghiI

publie le 09/05/2018

hautdepage