Ngjarje ndërkombëtare në linjë organizuar nga organizata "Crossborder factory“ [fr] [mk]

Organizata " Crossborder factory “ (Fabrika Ndërkufitare), ju fton të merrni pjesë në një ngjarje ndërkombëtare në linjë, për të reflektuar për perspektivat e reja të zhvillimit të Bashkimit Evropian pas krizës me Covid-19. Kjo përvojë e paparë deri më tani, e mbështetur nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia, Franca, Gjermania, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi, do t’ju mundësojë të shkëmbeni dhe propozoni idetë tuaja dhe projektet, përmes një platforme të mbikëqyrur nga ekspertë.

Rezultatet do të shpallen në formën e një prezantimi ndërveprues, në të cilin ju, keni mundësi të merrni pjesë. Për të marrë pjesë në këtë projekt novator, gjithçka që duhet të bëni është të aplikoni duke dërguar një video të shkurtër, në të cilën do të shpjegoni motivimet tuaja. Për këtë gjë, mund të gjeni më shumë informata në videon e mëposhtme.
Re-boot Europe ! Conference on the future of Europe by young citizens - Applications OPEN >>> bit.ly/3dmjx7w

publie le 05/07/2020

hautdepage