Ngjitës (alpinistë) profesionistë francezë u pritën nga ambasadori [fr] [mk]

Këtë të premte, më 2 tetor, ambasadori mirëpriti në rezidencë 7 ngjitës (alpinistë) profesionistë francezë, të cilët kishin për qëllim të hapnin një shteg të ri të ngjitjes në Mavrovë.

Këtë të premte, më 2 tetor, ambasadori mirëpriti në rezidencë 7 ngjitës (alpinistë) profesionistë francezë, në fund të qëndrimit të tyre 3-javor. Në partneritet me Federatën maqedonase të ngjitjes, ekipi “Roc aventure programme” hapën një shteg të ri në lartësi prej mbi 200 metra në rrethin e Mavrovës, më e gjata në Ballkan. Ata gjithashtu kontribuuan në tryezën e rrumbullakët, të organizuar më 22 shtator nga kjo ambasadë dhe programi zviceran “IME”, mbi sfidat e turizmit natyror dhe lokacionin e Mavrovës, si një destinacion i ri për ngjitje. Ata gjithashtu morën pjesë edhe në Festivalin e 11-të të Ngjitjes në Demir Kapi, nga data 25 deri më 27 shtator. Të pranishëm në pritje ishin edhe partnerët e tjerë: udhëheqësja e projektit, znj. Tanja Georgievska nga programi “IME”, kryetari i Federatës maqedonase të ngjitjes, z. Vlladimir Trpovski, ndërsa Ambasadën e Zvicrës e përfaqësoi, z. Lusie Aezherter, ndihmës i ambasadorit. Udhëtimi i gjatë i “FFME Roc aventure programme » përfundoi për këtë vit, por ne shpresojmë t’i mirëpresim sërish ata, sa më parë.

publie le 06/10/2020

hautdepage