Nikola Dimitrov në vizitë zyrtare në Paris [fr] [mk]

Në kuadër të vizitës së tij në Paris, ministri Dimitrov u takua me këshilltarin diplomatik të kryetarit Makron, z. Filip Etien, ku bisedoi mbi situatën aktuale në Maqedoni dhe perspektivat europiane të vendit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Dimitrov u prit nga Grupi i Miqësisë Francë-Maqedoni në Asamblenë Kombëtare, ku evokoi dhe bisedoi me deputetët Bertrand Sorr, Gregori Galbadon dhe Liliana Tangi për marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe projektet tona të ardhshme të bashkëpunimit parlamentar. Përveç kësaj, debati në Senat ishte i hapur dhe tejet i begatshëm..

Ministri Dimitrov kishte mundësinë të bisedonte për çështjet aktuale në rajonin e Ballkanit me zonjën Marta dë Sidrac, senatore nga Ivlin dhe presidente e grupit Francë-Ballkan Perëndimor, si dhe me z. Arno Bazën, nënkryetar i këtij grupi për bashkëpunim ndërparlamentar, i ngarkuar për Maqedoninë.

publie le 09/05/2018

hautdepage