Nikolla Dimitrov: "Nuk do t`i dërgojmë mosmarrëveshjet dhe grindjet tona të vjetra në Evropë!" [fr] [mk]

I diplomuar në Kembrixh në të drejtën ndërkombëtare, ambasador në Hagë dhe më pas edhe në Uashington, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare, Nikola Dimitrov është tani ministër i Punëve të Jashtme i R. së Maqedonisë. Qëllimi i tij prioritar tani është të fillojë negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian.

JPEG

LE FIGARO. - Më 17 qershor 2018 u arrit një marrëveshje historike për pajtim me Greqinë.
Nikolla DIMITROV.

- Më në fund, arritëm të zgjidhim njërën nga ato mosmarrëveshje që kishte helmuar historinë e Ballkanit dhe kishte mbetur si një gjemb në këmbët e Evropës. Në hapësirën kohore prej një viti kemi gjetur një zgjidhje me fqinjin tonë më të afërt, kështu që emri "Maqedonia", të cilin fati i historisë na e ka lënë ta ndajmë si një emër të përbashkët, nuk është më çështje kontesti, por pjesë e historisë së përbashkët. Që nga pavarësia e vendit tonë në vitin 1991, ne ishim të mbërthyer në atë mosmarrëveshje që na frenonte dhe paralizonte në rrugën drejt Evropës, por e tejkaluam atë. Greqia tani më në fund e njeh emrin "Maqedoni", e cila është pjesë e identitetit tonë, me kusht që të shtojmë termin "e Veriut", e cila i jep fund çdo paqartësie në lidhje me pretendimet territoriale, ndërsa ne nuk i kontestojmë asaj të kaluarën e saj të lashtë (antike). Kjo është fryma e kësaj marrëveshjeje, e cila duhet të miratohet në vendin tonë përmes referendumit. Shpresojmë që Franca dhe Evropa do të mbështesin këtë përpjekje pajtimi, duke na dhënë një perspektivë konkrete për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Të rinjtë e kanë braktisur masivisht vendin me të ardhme të paqartë. Ne duam t’i japim fund atij gabimi fatal duke dhënë kontributin tonë në ndërtimin evropian".
Nikolla Dimitrov
A besoni me të vërtetë se është koha e duhur të flitet për një zgjerim të ri të Bashkimit Evropian?

Politika është arti i së mundshmes. Evropa, ngërthen në vete frymën e kompromisit. Brenda një viti, arritëm të qetësojmë marrëdhëniet tona me të gjithë fqinjët tanë: kemi lidhur dy marrëveshje historike me fqinjët tanë më të mëdhenj, të cilët janë gjithashtu anëtarë të Bashkimit Evropian, së pari me Bullgarinë dhe më pas me Greqinë, nuk do të importojmë grindjet tona të vjetra në Evropë. E gjithë kjo ka çmimin e vet, por kësisoj ne e ruajmë emrin tonë- që është pak më i gjatë, por gjithashtu ruajmë edhe gjuhën dhe identitetin tonë. Nuk do të ketë të ardhme duke mbetur i vetmuar në Evropë. Kjo është arsyeja se pse ne përpiqemi për statusin e vendit kandidat zyrtar.

Pse ngecët dhe mbetët pas në bisedimet e juaja me Brukselin ?

Vendi ynë ishte më i përparuari në rrugën evropiane nga të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë, duke fituar në vitin 2005 statusin e kandidatit për fillimin e negociatave. Pastaj hymë në një lloj izolimi spiral, të kequshqyer nga oferta nacionaliste, që shkaktoi pasoja në politikën tonë të brendshme, veçanërisht në lidhje me zbatimin e reformave. U larguam nga rruga që çonte në NATO dhe drejt Bashkimit Evropian: mbizotëruan ndarjet e brendshme dhe interesat personale. Të rinjtë e braktisën vendin me një të ardhme të pasigurtë dhe të paqartë. Duam t’i japim fund këtij gabimi duke dhënë kontributin tonë për ndërtimin evropian. Kemi punuar shumë për të votuar dhe për të filluar një sërë reformash, me mbështetjen e Komisionit Evropian, i cili vlerësoi përpjekjet tona dhe rekomandoi hapjen e këtyre negociatave. Shtetet anëtare duhet ta kenë këtë parasysh në Samitin Evropian më 28 qershor. Llogarisim në mbështetjen e shtetit mik, Francës, e cila ka bërë kaq shumë për paqen në Ballkan. Ne nuk do ta harrojmë atë; vendi ynë duhet të rindërtohet. E pritëm Francën, kulturën e saj, gjuhën e saj, kompanitë e saja.".
"Ftesa jonë e ardhshme për t`u anëtarësuar në NATO do të na mundësojë të heqim shqetësimet e fundit rreth çështjeve të sigurisë. Shumica e fqinjëve janë aleatë tanë. "
Nikolla Dimitrov
Si janë marrëdhëniet, që më parë vlerësoheshin si komplekse dhe të vështira, midis Shkupit dhe Tetovës, midis qeverisë qendrore dhe komunitetit shqiptar në pjesën perëndimore të vendit?

Sallata maqedonase është e njohur te ju, që do të thotë se ne nuk jemi vetëm të ndryshëm, por edhe të përzier. Të gjithë popujt e Ballkanit përfaqësohen së bashku me shumicën maqedonase që flet gjuhën sllave. Komuniteti shqiptar është i lidhur pashkëputshmërisht me identitetin e vendit tonë sipas numrit dhe historisë, por këtu janë edhe turqit, serbët, vllehët dhe të tjerët. Ky diversitet kulturor është thesari ynë i vërtetë. Gjatë këtyre njëzet viteve kemi gjetur mënyrat e pajtimit midis dy komuniteteve më të mëdha, të bashkuar veçanërisht rreth ëndërrës së përbashkët: ajo e zhvillimit të vendit përmes afrimit të tij evropian. Ftesa jonë e ardhshme për në NATO do të na mundësojë të heqim shqetësimet e fundit rreth çështjeve të sigurisë. Shumica e fqinjëve tanë tani e tutje do të jenë aleatët tanë.

Jeni të prekur dhe të tanguar edhe nga kriza e emigrantëve ...
Në vitin 2015, vendi ynë, i cili gjendej në kulmin e krizës së brendshme politike, u ballafaqua mençurisht me krizën e refugjatëve, e cila edhe më tej po e dridh Unionin sot. Vendi de facto u bë kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian, edhe pse nuk është pjesë e tij. Ne luajtëm plotësisht rolin që pritej nga ne, me burime të kufizuara njerëzore dhe financiare. Ushtria jonë edhe më tej mbetet e angazhuar dhe e mobilizuar në ruajtjen e kufinjve. Të ballafaquar me emigracionin e paligjshëm dhe kërcënimet terroriste, po bashkëpunojmë plotësisht me Francën dhe me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jemi krenarë që mund të ndihmojmë në këtë drejtim. Bashkëpunimi është i përditshëm dhe konkret. Do të bashkëpunonim më mirë nëse do të kishim mundësinë të merrnim pjesë plotësisht në gjetjen e një zgjidhjeje evropiane, e cila ndoshta është e vetmja që mund të përballet me një sfidë të tillë.

publie le 28/06/2018

hautdepage