Nismat bullgare për Evropën [fr] [mk]

Ambasadori i Bullgarisë z.Ivan Velikov Petkov prezantoi para Komisionit parlamentar për çështje evropiane, në prezencë të deputetëve dhe trupit diplomatik, prioritetet e presidencës bullgare të Bashkimit Evropian.

Në këtë eveniment fjalime mbajtën edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, ministri i Punëve të Jashtme, delegati i Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e dy partive kryesore të shumicës, në mungesë të partisë opozitare VMRO-DPMNE. Presidenca bullgare shprehu angazhimin e saj për ta shpjerë Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit evropian, ndërkaq delegati i Bashkimit Evropian theksoi nevojën për të ndjekur konkretisht reformat parësore në frymën e unitetit dhe interesit kombëtar.

publie le 18/01/2018

hautdepage