Një artist francez në Frontin e Maqedonisë [fr] [mk]

Ambasada e Francës ju rekomandon të vizitoni ekspozitën "Zhozef dhe Rëne-Mari Kasten, koha e gjetur 1860-1943", e cila do të jetë e hapur deri më 21 maj në Muzeun “Baron Marten”, në Gre, afër Dizhonit. 👉bit.ly/2c9J1Ja.

Zhozef Kasten e kishte mësuar të birin Rëne-Mari që të vizatonte dhe ngjyroste në pastel dhe vaj. Për të kuptuar më mirë emocionin dhe rrugëtimin jetësor të Rëne-Mari Kasten, një pjesë tjetër e historisë së këtij artisti, tek i cili Lufta e Parë Botërore kishte lënë mbresa të thellë, do të ekspozohet në Kompleksin Memorial të varrezave ushtarake franceze në Manastir, në Maqedoni, i cili do të inaugurohet më 31 maj.

Ju ftojmë të zbuloni jetën e tij si ushtar i angazhuar në Frontin Lindor, si dhe historitë jetësore të 13 ushtarëve të tjerë.

publie le 09/05/2018

hautdepage