Një delegacion nga rajoni i Alzasit vizitoi komunën e Berovës [fr] [mk]

Një delegacion nga rajoni i Alzasit (Francë), i udhëhequr nga kryetari i shoqatës « ALMA », z. Zhak Shlef, vizitoi komunën e Berovës. Delegacioni u takua me kryetarin e komunës, z. Zvonko Pekevski, si dhe me drejtorët e Qendrës Shëndetësore dhe Qendrës Publike Komunale për Mbrojtje Sociale, me ç ‘rast u bisedua për prioritetet e komunës, projektet në zhvillim e sipër, e në veçanti thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë.

Vizita e radhës nga ana e përfaqësuesve të shoqatës « ALMA në Berovë, e planifikuar për në prill të vitit 2020, do të shënohet me një dhurim të pajisjeve mjekësore. Ambasada e Francës mbështet nismat e bashkëpunimit të decentralizuar, që fokusohen dhe mëtojnë përafrimin mes dy vendeve.

publie le 25/02/2020

hautdepage