Një ekspert francez, i cili do ta shoqërojë vendin në BE [fr] [mk]

Të hënën, më 19 shkurt ambasadori vizitoi Sekretariatin e Çështjeve Evropiane, me rastin e nënshkrimit të letrës me të cilën z. Lafond, ekspert teknik francez, zyrtarisht u bë anëtar i ekipit të zëvendëskryeministrit z. Osmani.

Gjatë takimit, ky i fundit falënderoi Francën për mbështetjen e saj ndaj Maqedonisë, duke këmbëngulur në dëshirën e autoriteteve franceze për të forcuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori kujtoi se është zbatimi i agjendës së qeverisë që do të hapë konkretisht këto perspektiva evropiane për Maqedoninë. Z. Lafond do të ndihmojë vendin gjatë dy viteve të ardhshme në procesin e pranimit si një ekspert teknik ndërkombëtar.

publie le 20/02/2018

hautdepage