Një fundjavë e modës me theks francez [fr] [mk]

Të enjten, më 1 nëntor, stilistja franko-maqedonase Lidija Georgieva, prezantoi koleksionin e saj të ri të sezonit vjeshtë-dimër 2019, në sallën e regjistrimit, të studios “FAME’S”.

I organizuar me rastin e edicionit të 18-të të "Javës së Modës" në Shkup, defilimi i titulluar "Milion Miles Time", ishte një rast i mirë për profesoreshën e dizajnit në Universitetin “ Shën Kirili dhe Metodi” që të prezantojë, në prani të ish-ambasadores Lorans Oer, një koleksion estetik në stilin "post-grunge", që e joshi shumë publikun e ftuar dhe të pranishëm në këtë ngjarje.

Bashkëpunimi në fushën e tekstilit dhe të modës, është njëri nga prioritetet e Institutit Francez në Shkup, i cili mbështet shumë nisma në këtë fushë.

publie le 09/11/2018

hautdepage