Një shërbim i pavarur dhe efikas i informimit publik është çelësi i së ardhmes suaj europiane [fr] [mk]

Me rastin e njëzet vjetorit, Agjencia Informative MIA i parashtroi disa pyetje ambasadorit në lidhje me cilësinë e punës së kësaj Agjencie Shtetërore Informative.

1. Ka më se 20 vjet që MIA po përpiqet të përmbushë standardet profesionale në sferën e funksionimit të saj. Sa jeni të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me këtë Agjenci dhe me informacionet që ajo i ofron?

-  Ambasada e Francës përgëzon MIA-n dhe të gjithë kontribuesit për këtë vit jubilar. Është ky një rast i mirë që të përshëndesim një partner të shkëlqyer dhe njërin nga burimet e besueshme të informimit në vend. Ambasada respekton veçanërisht përpjekjet për informim objektiv dhe të balancuar, e në veçanti përparimin e dukshëm që është bërë në këtë drejtim në krahasim me një vit më parë. Një nga kushtet thelbësore që Maqedonia të përparojë në rrugën e saj europiane është që të ketë një shërbim cilësor të informimit publik.

JPEG

2. A mendoni se rejtingu i MIA-s shkon duke u rritur ?

-  Rejtingu i Mia-s do të rritet dhe më tej për shkak të respektit për pluralizmin dhe llojllojshmërinë (diversitetin), por edhe në sajë të promovimit dinamik, si ai gjatë zgjedhjeve të fundit, me një shërbim falas për mediat, në mënyrë që ato të kenë qasje në informata më të balancuara dhe më të pavarura.

3. Çfarë rëndësie dhe roli mendoni që ka MIA në vend dhe në rajon?

-  MIA mund të shërbejë si një shembull për një Maqedoni, e cila kultivon parimin e pluralizmit në informim, një temë kjo tejet e ndjeshme për rajonin, ku liria e medias është ende relative, e madje madje edhe e kërcënuar, përtej deklaratave parimore.

4. Cila është porosia juaj për MIA-n me rastin e 20 vjetorit të saj?

-  Bravo dhe falenderojmë MIA-n! Urojmë që ajo të zhvillohet dhe të rritet gjithnjë e më shumë, të jetë më pranë terrenit, ta luajë plotësisht rolin e saj në publik, që është jetike për një demokraci të vërtetë. Një shërbim i pavarur dhe efikas i informimit publik është çelësi i së ardhmes suaj europiane: ajo është një betejë e vazhdueshme kudo. Ju urojmë fat të mbarë!

publie le 11/09/2018

hautdepage