"Njëqindvjetori i Traktatit të Versajës: marrëveshjet dhe kufijtë " [fr] [mk]

Të enjten, më 16 maj, ambasadori, së bashku me rektorin e Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" z. Sasho Korunovski, në prani të znj. Natasha Petrovska, kryetare e komunës së Manastirit, mori pjesë na hapjen e simpoziumit shkencor, me titull "Njëqindvjetori i Traktatit të Versajës: marrëveshjet dhe kufijtë ".

"Njëqind vjet më vonë, në Manastir, në këtë qytet të konsujve, qendër e vjetër e historisë evropiane, po shpërfaqim një vështrim të ri kah Evropa". Kjo ngjarje bën pjesë në vazhdën e një projekti afatgjatë, për të krijuar në Manastir, "Verdunin e Ballkanit", një traditë e takimeve vjetore mbi luftën dhe paqen. Ky simpozium u organizua nga Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit të Manastirit, si dhe me përkrahjen e Ambasadës së Gjermanisë, e kjo e fundit e përfaqësuar nga këshilltari i saj, i ngarkuar për kulturë. Publiku i gjimnazit bilingual (dygjuhësh) « Josip Broz Tito », që përbëhej nga të rinj dhe të reja, parashtroi shumë pyetje për folësit francezë, gjermanë, serbë, shqiptarë dhe maqedonas, që ndanë vështrimet e tyre në këtë simpozium. (linku i programit > bit.ly/2Jxc7UH) Na vazhdën e vizitës së tij, ambasadori u takua me peshkopin (ipeshkvin) Pjerr nga Prespa dhe Pellagonia, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit për mbrojtjen e trashëgimisë së rajonit.

publie le 20/05/2019

hautdepage