Deklaratë e zëdhënëses së Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, znj. Anjes Fon Der Myl [fr] [mk]

Më 30 shtator, elektorati i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë pati mundësinë të votojë në referendumin për emrin dhe ardhmërinë e shtetit.

Franca konstaton me kënaqësi vijimin pa pengesë të procesit të votimit dhe e përshëndet faktin që shumica e personave që votuan, mbështetën Marrëveshjen e Prespës dhe qasjen përafruese të vendit të tyre drejt Aleancës Atlantike dhe Bashkimit Evropian.

Tani, i mbetet parlamentit të prononcohet rreth amandamenteve kushtetuese, lidhur me implementimin e kësaj marrëveshjeje, duke u bazuar në rezultatin e referendumit.

Siç edhe u shpreh dhe e ceku kryetari i Republikës së Francës, Marrëveshja e Prespës është e mirë si për shtetin, ashtu edhe për rajonin dhe për Evropën.

publie le 02/10/2018

hautdepage