Intervista e ambasadorit për gazetën e përditshme "Veçer" [fr] [mk]

Ambasadori u intervistua nga e gazeta e përditshme “Veçer” në lidhje me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ministrja franceze për çështje evropiane, znj. Natali Loazo, gjatë vizitës së saj në vend, u shpreh se Bashkimit Evropian kishte nevojë të kryente reforma të brendshme, përpara se të pranonte anëtarë të rinj, duke njoftuar me këtë rast se Maqedonia dhe Shqipëria, mund të mbeteshin pa rekomandimin për hapje të negociatave për anëtarësim, e të cilin e presin këtë verë. Ajo tha se fakti që Maqedonia ndryshoi emrin e saj është një zhvillim pozitiv i ngjarjeve, të cilën Franca e përshëndet, por që kjo nuk mjafton për të hapur negociatat me BE-në.

Mesazhe të tilla të kundërshtimit ndaj zgjerimit nga Franca dhe Holanda arritën dje, nga dreka e punës, së ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në Bruksel.

Vallë, a do ta ketë apo jo vendi, si Maqedoni e Veriut, dritën e gjelbër nga Franca, për t’iu bashkuar BE-së?

JPEG

Habitëm nga deformimi (shtrembërimi) i deklaratave të bëra nga ana e ministres sonë për çështje evropiane, znj. Natali Loazo, gjatë vizitës së saj në Shkup, e për të cilat do të thosha se janë dezinformata.

Hapja e negociatave dhe anëtarësimi përfundimtar janë dy realitete të ndryshme. Qëndrimi francez është se pranimi i anëtarëve të rinj mund të ndodhë, për një sërë arsyesh, vetëm në kuadër të një Bashkimi të ripërtërirë dhe funksional. Ky hap, nënkupton gjithashtu një proces të suksesshëm të pranimit, i cili pas hapjes eventuale të negociatave, mund të zgjasë disa vjet. Ministrja rikujtoi se vendet anëtare, ashtu siç është rënë dakord në Këshillin e muajit qershor 2018, do të prisnin raportin e Komisionit mbi reformat në fushën e drejtësisë, shërbimeve sekrete, administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit. Shumica e ligjeve në këto fusha janë ende në Kuvend. Autoritetet franceze përshëndetën arritjen e Marrëveshjes së Prespës, sepse ajo mundësoi heqjen e një pengese të rëndësishme nga një shtet anëtar, por ajo nuk hyn në vlerësimin e kushteve që duhet të plotësohen për të hapur negociatat.

PNG

Nga ana e saj, Franca i ka vënë në dispozicion autoriteteve të Maqedonisë një ekspert, për t’i ndihmuar ata në procesin aktual. Seminari i parë, me mbështetjen e qeverisë franceze, u mbajt në muajin janar, pasuar nga tre të tjerë, që do të mbahen deri në qershor të këtij viti. Jemi optimistë për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, mirëpo jemi të kujdesshëm në lidhje me aspektet specifike. Për shembull, Këshilli Evropian, që do të thotë Franca, sot miratoi qëndrimin e tij/saj mbi Instrumentin e ndihmës para-anëtarësimit, për periudhën 2021-2027. Maqedonia e Veriut do të përfitojë nga të gjithë këto instrumente, në mënyrë që ta lehtësojë rrugën e saj drejt Evropës.

Për pjesën tjetër, duhet pasur kujdes se si transmetohen informatat e besueshme, të dhëna pas drekës, për tema që meritojnë më shumë se spekulime.
Vendimet dhe vlerësimet e shteteve anëtare do të bëhen të njohura dhe do të dihen në Këshill, në muajin qershor, në bazë të raportit të lartpërmendur.

JPEG

publie le 21/03/2019

hautdepage