Nuk ka marrëveshje të mirë pa kompromis [fr] [mk]

« Të gjithë miqtë e Maqedonisë në Evropë, përfshirë edhe kryetarin Makron, shpresojnë që marrëveshja do të konfirmohet nga referendumi, e më pas nga parlamentet e Maqedonisë dhe Greqisë ».

« Në Francë, ne kemi përvojën me marrëveshjen midis Gjeneralit De Gol dhe Kancelarit Adenauer. Kjo marrëveshje nuk ishte e përsosur, por përmbante frymën e kompromisit. Gjenerali De Gol u kritikua ashpër. Megjithatë, marrëveshja u miratua dhe sot të gjithë pranojnë se ajo është thelbësore për marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë, por edhe për ndërtimin e Evropës. Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë nuk është e përsosur. Por, mendimi unanim në Evropë është se një marrëveshje më e mirë nuk do të mund të arrihej në të ardhmen. Dhe të gjithë ata që do të ndikojnë që kjo marrëveshje të dështojë do të marrin një përgjegjësi historike, sepse ajo është e rëndësishme jo vetëm për marrëdhëniet me Greqinë, por edhe me NATO-n dhe BE-në », thekson ambasadori i Francës, Shkëqesia e Tij, z. Alen Lë Rua, në intervistën e tij dhënë për televizionin “Telma”.

Gjeni në vazhdim intervistën e tij të plotë:

publie le 25/09/2018

hautdepage