Nuk mund të ketë status kuo në Ballkan [fr] [mk]

Më 25 dhe 26 shkurt, zonja Natali Luazo, ministre e ngarkuar, për çështje evropiane, realizoi dy vizita pune, në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, me ç`rast, pas vizitave, ajo ndau përshtypjet e saj, në të përditshmen “La Croix” (shq. Kryqi).

Nuk mund të ketë status kuo në Ballkan

Franca planifikon të angazhohet sërish në Ballkanin Perëndimor, rajon ky i shndërruar si "cep i vdekur i diplomacisë franceze", theksoi ministrja për çështje evropiane, Natali Luazo, pas kthimit nga vizita në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut. Katër vitet e fundit, Maqedoninë e Veriut nuk e ka vizituar asnjë ministër francez...

PNG

Nathalie Loiseau à Versailles le 21 janvier 2019, lors de la deuxième édition du sommet « Choose France ».  / GEOFFROY VAN DER HASSELT/AFP

La Krua: Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës, ka ngecur, gjegjësisht është në vdekje klinike. A është ky një dështim i Bashkimit Evropian?

Natali Luazo : Posa vizitova Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bashkimi Evropian ndoshta nuk është përpjekur aq mjaftueshëm, që të ruajë paqen në Ballkan. Andaj, kjo duhet të jetë një nga prioritetet tona. Përderisa palët lihen vetëm, bisedimet ngrihen. Vendimi i Kosovës për të vendosur një tarifë apo rritje tatimore prej 100% ndaj produkteve serbe është katastrofike për negociatat.
Do të përdor fjalët e njërit nga bashkëbiseduesit e mi prej Maqedonie, i cili tha se në Ballkan "nuk ka status kuo": gjërat shkojnë ose në drejtimin e duhur ose në drejtimin e gabuar. Ekziston një shpresë e vërtetë se Bashkimi Evropian do të jetë më aktiv në ato vende. Krerët e shteteve biseduan me njëri-tjetrin, por kjo ndoshta nuk është e mjaftueshme. Ndoshta do të jetë e nevojshme të shqyrtohet një proces përfshirës më intensiv, që do të integrojë aktorët e ndryshëm politik.

La Krua: Po përmendet shkëmbimi i territoreve midis Beogradit dhe Prishtinës - veriu i Kosovës është kryesisht me popullsi serbe krahas Luginës së Preshevës në Serbi, e cila është kryesisht me popullsi shqiptare. A ndani frikën se në këtë mënyrë do të vazhdojë spastrimi etnik nga periudha e luftës?

Natali Luazo : Nuk mund që vende të tjera nga jashtë të vendosin për kushtet e zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Ne nuk përcaktojmë një vijë të kuqe, në vend të palëve të tanguara. Mbajtja hapur e "plagës" së Kosovës nuk është zgjidhje. Vendet e Ballkanit duhet të zgjidhin kontestet e tyre. Nëse dëshmohet se ekziston një zgjidhje e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën dhe se kësisoj ka të ngjarë që paqja të favorizohet, atëherë kush jemi ne që të themi se kjo nuk është paqja që dëshirojmë? Por, është gjithashtu e nevojshme të garantohet stabiliteti i rajonit, veçanërisht ruajtja e integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Nga ana tjetër, çështja e kontestit me Kosovën, nuk duhet të ndikojë që në Serbi të turbullohet dhe mjegullohet sfida kryesore për një progres të nevojshëm drejt sundimit të ligjit.

La Krua: Në Bosnjë dhe Hercegovinë, banorët ndihen të lënë anash dhe të pafavorizuar. Ata e shohin veten si viktimat më të mëdha të luftërave pas shpërbërjes së Jugosllavisë, por ka gjasa që të jenë të fundit që do t`i bashkohen Bashkimit Evropian ...

Natali Luazo : Nuk duhet ta ndryshojmë propozimin. Integrimi në BE nuk bëhet për të zgjidhur mosmarrëveshjet, në vend se atë ta bëjnë palët e tanguara. U desh një guxim i madh politik për Francën dhe Gjermaninë, që të lëvizin drejt pajtimit dhe të kontribuojnë në ndërtimin evropian. Unë nuk besoj se procesi i integrimit të ish-Jugosllavisë duheshte të ndodhte në një bllok. Përkundrazi, situata e secilit vend duhet të vlerësohet sipas progresit dhe potencialit të tij.
Përveç kësaj, megjithëse 27 vende kanë pikëpamje të ndryshme mbi zgjerimin, të gjithë po përpiqen për rritjen e ndihmës dhe partneritetit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi shumë interesa të përbashkëta dhe projekte të përbashkëta, pavarësisht nëse bëhet fjalë për programin Erasmus + ose për luftën kundër tregtisë së armëve të kalibrit të vogël.

La Krua: Maqedonia e Veriut përfundimisht e zgjidhi mosmarrëveshjen e saj historike për emrin me Greqinë. Ajo bëri thirrje për hapjen e negociatave për pranim. Vallë, a nuk do të ishte e rrezikshme që të zhgënjehet ky shtet nga kjo pritje?

Natali Luazo : Po vërehen ndryshimet në vend para dhe pas Marrëveshjes së Prespës, por po shihet edhe krenaria e madhe, që vendi i zgjidhi të gjitha kontestet dhe mosmarrëveshjet, për të jetuar në paqe me fqinjët e saj. Konsensusi është më i fortë se sa që pritej. Opozita, e cila nuk ishte aspak e prirë për këtë marrëveshje, nuk do të merret përsëri me të. Vendi tani dëshiron të përparojë në fushën e reformave dhe kërkon që të inkurajohet me hapjen e negociatave për pranim. Megjithatë, përcaktimi i datave paraprakisht nuk ka kuptim. Autoritetet shtetërore të Maqedonisë e dinë këtë dhe e thonë: është koha që të qëndrojmë të zgjuar. Deri tani të gjitha përpjekjet e tyre ishin të drejtuara dhe fokusuara në Marrëveshjen e Prespës. Në fakt, tani e tutje fillon procesi i reformave.

La Krua: Çfarë roli ka Franca në Ballkan? 

Natali Luazo : Franca, e cila ishte shumë aktive gjatë konfliktit dhe periudhës pas konfliktit, më pas u largua nga Ballkani. Ne ishim të befasuar nga konstatimi në vitin 2017, se rajoni ishte bërë një lloj cepi i vdekur i diplomacisë franceze. Vizita ime ishte vizita e parë në nivel ministror në Maqedoninë e Veriut, pas një periudhe prej më se katër vitesh. Kemi vullnetin që të rishqyrtojmë përpjekjet tona dhe të angazhohemi sërish në Ballkan. Dhe ka një tendencë drejt një pranie më të madhe të Francës në atë rajon. Presidenti Makron do të vizitojë Serbinë këtë vit. Po këtë vit kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të realizojë një vizitë në Francë. Ne nënshkruam një marrëveshje për hyrjen e Beogradit në Agjencinë Franceze për Zhvillim, e cila mëton të veprojë në të gjithë rajonin. Mirëpo, fillimisht duhet që Serbia të dalë nga lista e hirtë e Task Forcës për Veprim Financiar (FATF) [ngase ky shtet, konsiderohet nga Shtetet e grupit të Task Forcës për Veprim Financiar -FATF si vend me rrezik të lartë në fushën e pastrimit të parave].

publie le 04/03/2019

hautdepage