Ofron bursa për studime në universitetet franceze [mk]

- Ambasada e Francës shpall konkurs për bursa njëvjeçare për studime Master ose Doktoraturë me dy mentorë si dhe për studime françeze në Ballkan.

- Kanë të drejtë kandidimi studentët frankofonë të diplomuar nga Universitetet e Shkupit, Manastirit, Shtipit dhe Tetovës të cilët dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet Master apo ata të cilët janë tashmë të regjistruar në Doktoraturë me mentorim të dyfishtë. Përparësi do t’u jepet studimeve Master 2 dhe drejtimeve që nuk ekzistojnë ose janë shumë pak të zhvilluara në vend.

- Para kandidimit studentët duhet të kenë marrë kontakt me një Universitet françez dhe të posedojnë një vërtetim para-regjistrues nga i njejti. Procedura e dhënies së bursës do të fillojë pas marrjes së vërtetimit definitiv të regjistrimit nga Universiteti.

- Shënim: nuk do të shqyrtohen dosjet për studime në Universitete private.

Dokumentet e nevojshme :

  • Formulari - kërkesë për bursë ;
  • Vërtetim para-regjistrues në Master ose në Doktoraturë me mentorim të dyfishtë;
  • Transkripta e notave dhe kopja e diplomës, me përkthim të vërtetuar në frengjisht ;
  • Një letër rekomandimi nga një profesor ;
  • Letër motivimi në të cilën kandidati sqaron arsyet për drejtimin e zgjedhur dhe tregon mënyrën se si do të investojë konkretisht nga përfitimi i studimeve të tij kur ai të kthehet në Maqedoni ;
  • C.V. ;
  • Vërtetim të njohjes së gjuhës frenge ;
  • Një fotografi ;

- Pas fazës së parë selektuese, kandidatët e zgjedhur do të ftohen në intervistë.

Afati i fundit për dorëzimin e dosjes : 30 prill 2009

- Të gjithë dokumentet duhet të jenë në tre kopje edhe atë, dy në frengjisht, një në maqedonisht dhe duhet të dorëzohen deri në afatin e lartëpërmendur në njësinë CampusFrance në adresën e mëposhtme.

Dosjet e jokomopletuara nuk do të shqyrtohen.

- Për informata plotësuese, drejtohuni në Zyrën për Bashkëpunim Gjuhësorë dhe Edukativ pranë Ambasadës së Francës njësia CampusFrance, Gradski zid , blolk 5 BP 388 (pranë Qendrës Kulturore Françeze) , 1000 Shkup , tel: 02/3129 288 , email: coopedu@cledu.org.mk / suzanapesik@cledu.org.mk, çdo ditë pune përveç së premtes, nga 10h00 deri 14h00. Personi për kontakt : Suzana PESIK.

PDF - 17.2 ko
Formulaire de demande de bourse
(PDF - 17.2 ko)

publie le 08/04/2012

hautdepage