Orangez le monde ! Quinzaine contre les violences liées au genre [fr] [mk]

“Ta ngyrosim botën portokalli”. Ambasada e Francës në Shkup mori pjesë në këtë fushatë globale për promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave, kundër dhunës me bazë gjinore.

JPEG

Më 24 nëntor, ambasadori Siril Bomgartner, i shoqëruar nga atasheu i sigurisë së brendshme dhe atasheu për bashkëpunim, vizitoi selinë e Rrjetit kombëtar kundër dhunës së ushtruar ndaj grave dhe dhunës në familje. Gjatë bisedës, drejtoresha Elena Dimushevska prezantoi projektet aktuale dhe sfidat me të cilat përballen, si ato ligjore ashtu edhe ato për përkrahjen konkrete të viktimave.

JPEG

Më 30 nëntor, në konferencën e përbashkët që e organizuan Franca, Suedia dhe OSBE-ja në Shkup, theks i veçantë iu vu gjendjes me trafikimin e qenieve njerëzore në Maqedoninë e Veriut, posaçërisht eksploatimit seksual.

JPEG
Crédit photographique : Ambassade de France à Skopje

Në shenjë solidariteti me viktimat që ballafaqohen me dhunën e këtillë, gjatë këtyre ditëve ambasada u ndriçua me ngjyrë portokalli. Lufta kundër dhunës ndaj grave do të jetë një nga qëllimet kryesore të kryesisë franceze me Këshillin e të Drejtave të Njeriut (2021-2023).

#16Days
#stavikraj
#ставикрај #jepifund #endit

publie le 10/12/2021

hautdepage