Organizimi i shoqërisë civile [fr] [mk]

Z. Zhan-Mari Kambaseres mori pjesë më 16 shkurt në Konferencën Ndërkombëtare të nivelil të lartë për politika monetare dhe menaxhim financiar të mbajtur në Shkup, organizuar nga Banka Kombëtare.

Tema e kësaj konference, organizuar në bashkëpunim me Komitetin për Riinventimin e Bretton Woods-it (The Reinventing Bretton Woods Committee - RBWC) nga Parisi ishte "Zgjerimi ekonomik global, dinamika e inflacionit, stabiliteti financiar dhe rëndësia e menaxhimit financiar ndërkombëtar". Z. Kambaseres është ish-deputet dhe zyrtar i Partisë Socialiste, aktualisht kryetar i Sektorit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i Këshillit për çështje ekonomike, sociale dhe mjedisore në Asamblenë Konsultative Republikane.Ai realizoi një takim në qeveri me këshilltarët e Kryeministrit, z. Talevski dhe z. Mariçiq, në lidhje me strukturimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis qeverisë së Maqedonisë dhe shoqërisë civile nëpërmjet një këshilli ad-hok dhe prezantoi aktivitetet e Këshillit që ai drejton, përfshirë këtu edhe aktivitetet në nivel evropian, si dhe perspektivat për bashkëpunim dhe shkëmbim në kuadër të Frankofonisë, ku Maqedonia është anëtare e plotë. Gjatë vizitës së tij, Ambasada e Francës organizoi një takim me profesorë universitarë, diplomatë dhe biznesmenë.

publie le 21/02/2018

hautdepage