Panairi i Bamirësisë në Shkup [fr] [mk]

Në kuadër të kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Shoqata "Mirë se vjen- Macedonia Welcome Centre DMWC" me datën 2 qershor, organizoi Panairin e 8-të Ndërkombëtar të Bamirësisë në Qendrën Tregtare në Shkup( QTQ).

Njëzet ambasada dhe organizata ndërkombëtare prezantuan produkte nga vendet e tyre përkatëse. Të gjitha fondet e grumbulluara do t’i dhurohen Shkollës së Fëmijëve dhe adoleshentëve shurdh ose me vështirësi dëgjimi "Partenija Zogravski" në Shkup. Ambasada e Francës dhe stafi i saj morën pjesë në këtë ngjarje, përmes përfshirjes së çmuar dhe të vlerësuar të Shoqatës së Miqësisë Francë- Maqedoni, e krijuar rishtazi.

publie le 07/06/2018

hautdepage