Parlamentarët nga Maqedonia, së bashku me OJQ-të kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI [fr] [mk]

Shkurtin e kaluar, parlamenti i Maqedonisë vendosi të krijojë një grup parlamentar, përgjegjës për të drejtat e komunitetit LGBTI, të përbërë nga deputetë të partive të ndryshme politike.

Veprimtaria u mbështet nga deputetët dhe përfaqësuesit e Rrjetit Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Grupi në përbërje prej 13-deputetësh, i kryesuar nga deputetja Maja Moraçanin, koordinatore e projektit, u prit të premten, më 29 qershor, në Rezidencën e Francës. Me këtë rast ambasadori ftoi poashtu edhe përfaqësues të OJQ-ve, të përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI: znj. Irena Cvetkoviç dhe z. Aleksandar Aleksoski, LGBT MK, znj. Elena Petrovska, OJQ-në “ HERA ”, z. Nenad Micov, OJQ-në " Stronger together ” (shq. më të fortë së bashku), znj. Silvana Naumova OJQ-në “ HOPS ”, z. Petar Stojkoviq QUEER SQUARE Skopje, z.Bekim Asani dhe znj. Jasmina Xhaferi nga OJQ-ja “LGBT UNITED” - Tetovë, z. Antonio Mihajlov, “ Subversive Front “, etj ...

Misioni i këtij grupi parlamentarësh është promovimi i të drejtave të personave LGBT, duke përdorur mekanizmat në dispozicion të parlamentit për të ndërtuar një shoqëri, në të cilën orientimi gjinor dhe identiteti nuk do të pengojnë në gëzimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Kësisoj, një ligj i ri kundër diskriminimit duhet të paraqitet në parlament në të ardhmen e afërt. Ambasadori përshëndeti këtë hap të ri në perspektivën drejt Europës dhe përgëzoi paralajmërimin për pjesëmarrje të një deputeti nga radhë e partisë VMRO-DPMNE (nga opozita) në këtë grup.

publie le 04/07/2018

hautdepage