Partneritet dinamik dhe krijues midis qyteteve If dhe Dibër [fr] [mk]

Të mërkurën, më 29 janar, një delegacion nga qyteti i If-it, u mirëprit në ambasadë nga këshilltari i parë dhe atasheu për bashkëpunim. Delegacioni përbëhej nga përgjegjësit për rini dhe veprim kulturor, si dhe nga tre profesorë të gjimnazit-shkollës së mesme profesionale të qytetit.

Delegacioni do të realizojë qëndrim njëjavor, për të përgatitur shkëmbimin e radhës të 30 gjimnazistëve nga qyteti If dhe ai i Dibrës. Ka më tepër se njëzet vjet, që këto dy qytetet janë binjakëzuar, duke mundësuar një partneritet dinamik dhe krijues, falë angazhimit të këtyre promovuesve nga Franca dhe Maqedonia e Veriut.

publie le 03/02/2020

hautdepage