Partneriteti me shoqërinë civile nga Maqedonia - Thirrje për projekte për vitin 2019 [fr] [mk]

Thirrja e dytë për projekte, e destinuar për OJQ-të, është e hapur deri më 18 shtator. Me këtë rast, do të shpërblehen dhe përkrahen projektet e zhvillimit lokal, përmes veprimtarive turistike të qëndrueshme dhe atyre sportive në natyrë të hapur.

Në kuadër të aktiviteteve për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, Ambasada e Francës në Shkup, dëshiron të zhvillojë partneritetin me shoqatat lokale dhe të inkurajojë nismat e shoqërisë civile. Për këtë qëllim, ajo shpall thirrjen për grumbullimin e projekt-propozimeve të OJQ-ve, me ç ‘rast do t’i bashkë-financojë ato.

Kjo thirrje e dytë për projekte për vitin 2019, synon të mbështesë projektet e zhvillimit lokal, përmes veprimtarive turistike të qëndrueshme dhe atyre sportive në natyrë të hapur. Promovimi dhe valorizimi turistik i zonave natyrore maqedonase, në lidhje me respektin ndaj ambientit, do të merret në konsideratë.

Projektet e parashtruara në Ambasadë duhet të dorëzohen së bashku me dosjen e aplikimit në frëngjisht ose në anglisht.

Dosjet e kandidaturës duhet të dërgohen në versionin elektronik, para datës 18 shtator 2019.

Vetëm shoqatat e regjistruara nga autoritetet lokale të Maqedonisë, me më shumë se dy vjet ekzistencë, kanë të drejtë të aplikojnë për thirrjen.

Buxheti dhe aktivitetet

Subvencioni i kërkuar nga Ambasada nuk mund të kalojë 75% e buxhetit total të projektit. Gjithashtu, granti duhet të jetë ndërmjet 1,000 dhe 4,000 euro.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet koherencës midis projektit dhe buxhetit të kërkuar.

Aktivitetet duhet të jenë të theksuara qartë dhe të përkojnë me njërën nga tri fushat, që ngërthehen në thirrjen për projekte.

Mund të ofrohet gjithashtu edhe mbështetja teknike dhe komunikimi.

Nëse dëshironi, mund të realizoni takim me atasheun për bashkëpunim, znj. Zhyli Maraval, për të diskutuar mbi projektin tuaj

Dokumentet e nevojshme për aplikim në Programin e Partneritetit:

- formulari i plotësuar
- fotokopja e statusit të shoqatës
- përbërja aktuale e Bordit Udhëheqës dhe zyrave (kryetari, kontabilisti, sekretari i përgjithshëm),
- dokument për regjistrimin e shoqatës tek autoritetet shtetërore të Maqedonisë
- xhirollogaria e shoqatës
- eventualisht, dorëzimin e procesverbalit nga mbledhja e fundit e Asamblesë së Përgjithshme, raportet e fundit mbi aktivitetet rishtare të shoqatës, fletushkat dhe afishet, ku figurojnë të dhënat e shoqatës

Ambasada rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë ose sqarime gjatë shqyrtimit të aplikacionit.

Nënshkrimi i kontratës (marrëveshjes)

Nëse pranohet dosja, është e nevojshme që bartësit e projektit të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti me Ambasadën e Francës sa më parë të jetë e mundur, para fillimit të aktiviteteve. Marrëveshja do të përfshijë të drejtat dhe detyrimet e secilit partner.

Nënshkrimi i marrëveshjeve me përfituesit do të bëhet gjatë muajit tetor, të vitit 2019.

Bartësit e projektit janë të obliguar si në vijim:
-  të informojnë rregullisht Ambasadën e Francës për zhvillimin e projektit.
-  të përmendin mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shkup, në rrethin e partnerëve.
-  të vendosin logon e Ambasadës së Francës në Shkup, në komunikimin e tërësishëm me
aktivitetin (faqja e internetit, rrjetet sociale, fletushkat, posterat, publikimet ...)
-  pas përfundimit të projektit, në afat kohor prej tre muajsh, të përgatisin detyrimisht një raport përfundimtar financiar mbi situatën dhe një raport me shkrim. Raporti financiar duhet të përfshijë buxhetin e përgjithshëm të projektit (të hyrat dhe shpenzimet) dhe të specifikojë në hollësi, se si është përdorur granti i Ambasadës së Francës.

Është e nevojshme që aplikuesi të plotësojë formularin në frëngjisht ose anglisht.
Kandidaturat duhet të dërgohen para datës 18 shtator 2019.

publie le 16/08/2019

hautdepage