Partneriteti me shoqërinë civile nga Maqedonia, thirrja e dytë – shtator [fr] [mk]

Në kuadër të bashkëpunimit me Maqedoninë, Ambasada e Francës në Shkup propozon një partneritet me shoqërinë civile, me të cilën synon të mbështesë projekte që mundësojnë promovimin e vlerave dhe investimeve përmes aktiviteteve konkrete.
Thirrja e dytë për Propozime për vitin 2018 i referohet projekteve me kosto të ulët financiare.

Thirrja për projekte, për thirrjen e dytë 2018, i referohet dy temave:

• Promovimi i të drejtave të njeriut dhe rinisë: Përfshin mobilizimin e të rinjve për të drejtat e njeriut, veçanërisht në luftën kundër diskriminimit dhe për bashkëjetesë. Bëhet fjalë poashtu edhe për projekte që rrisin ndërgjegjësimin për të drejtën për një mjedis të shëndetshëm tek të rinjtë.

• Turizmi i gjelbërt dhe forcimi i trashëgimisë natyrore të Maqedonisë: Do të merren parasysh projektet për promovimin e turizmit të zonave natyrore të Maqedonisë, që ndajnë shqetësim për respektimin ekologjik të mjedisit.

Kërkesat (projektet) e paraqitura në Ambasadë dorëzohen me një formular aplikimi të plotësuar.

Projektet frankofone do të shqyrtohen në prioritet nëse i referohen njërës nga katër temat e mësipërme.

Granti i kërkuar nga Ambasada nuk mund të kalojë 90% e buxhetit total të projektit. Gjithashtu, granti duhet të jetë midis 1,000 dhe 3,000 eurove. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet koherencës midis projektit dhe buxhetit të kërkuar.

Partneriteti gjishashtu mund të tejkalojë kufijtë e subvencionit, andaj ekspertiza teknike mund të sigurohet nga Ambasada brenda mundësive të saj.

Nëse dëshironi, mund të caktoni një takim me atasheun për bashkëpunim, znj. Zhili Maraval, për të diskutuar për projektin tuaj, andaj na shkruani në: franamba@t-home.mk


Procedura për dorëzimin e kandidaturës për projekt për partneritet:

Aplikuesi duhet të plotësojë formularin dhe të paraqesë dokumentet e bashkangjitura në aneks para 15 shtatorit 2018.

Granti i kërkuar nga Ambasada nuk mund të kalojë 90% e buxhetit total të projektit. Gjithashtu, granti duhet të jetë midis 1,000 dhe 3,000 eurove. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet koherencës midis projektit dhe buxhetit të kërkuar.

Partneriteti gjishashtu mund të tejkalojë kufijtë e subvencionit, andaj ekspertiza teknike mund të sigurohet nga Ambasada brenda mundësive të saj.

Dosjet do të shqyrtohen në fund të shtatorit 2018.

Nëse dosja pranohet, është e nevojshme që bartësit e projektit të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti me Ambasadën e Francës në afat sa më të shkurtër kohor, para fillimit të aktiviteteve. Marrëveshja do të përfshijë të drejtat dhe detyrimet e secilit partner.

Bartësit e projektit obligohen:

- Të informojnë rregullisht ambasadën për zhvillimin e projektit.
- Të theksojnë dhe përmendin mbështetja e Ambasadës së Francës në Shkup në rrethin e partnerëve,
- Të vendosine logon e Ambasadës së Francës në Shkup në komunikimin e përgjithshëm në lidhje me aktivitetin(faqja e internetit, rrjetet sociale, broshurat, posterat, publikimet ...)
- Të vendosni logon e Ambasadës Franceze në Shkup në të gjitha mediat e komunikimit në lidhje me veprimin (faqja e internetit, rrjetet sociale, broshurat, posterat, publikimet ...)
- Të përgatisin brenda tre muajve nga përfundimi i projektit, pasqyrë financiare përfundimtare (e cila tregon të hyrat dhe shpenzimet) si dhe një raport me shkrim. Deklarata financiare duhet të përfshijë përmbledhjen e buxhetit të përgjithshëm të projektit dhe të specifikojë (detajojë) se si është përdorur granti nga Ambasada e Francës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim dhe kandidim në Programin e Partneritetit:
-  Formulary i plotësuar,
-  fotokopje e statutit të shoqatës,
-  përbërja aktuale e Bordit Drejtues dhe zyrat (kryetari, kontabilisti, sekretari i përgjithshëm),
-  dokument për regjistrimin e shoqatës në autoritetet kompetente të Maqedonisë
-  numrin e xhirollogarisë së shoqatës (në asnjë rast fondet nuk mund të transferohen në emër të një individi)
-  nëse është e mundur dorëzimi i Procesverbalit të mbledhjes së fundit të Asamblesë së Përgjithshme, raportet e fundit mbi aktivitetet e shoqatës, broshura dhe postera, ku figurojnë të dhënat e shoqatës.

Ambasada rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë ose sqarime gjatë shqyrtimit të aplikimit (dosjes).

Aplikacionet dorëzohen në formë elektronike ose përmes postës, në adresën e mëposhtme:

Ambasada e Francës në Shkup
Shërbimi për bashkëpunim dhe veprim kulturor
«Partneriteti me shoqërinë civile nga Maqedonia për vitin 2018»
Rruga Todor Aleksandrov nr. 165
1000 SHKUP

publie le 29/08/2018

hautdepage