Për një dialog më efektiv në Parlament [fr] [mk]

Më 18 janar ambasadori u takua për herë të parë me z. Tomislav Tuntev, koordinator i grupit parlamentar të deputetëve të LSDM-së.

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale dhe për çështjet dhe përfundimet e debateve parlamentare në vijim e sipër. Me këtë rast ambasadori theksoi gatishmërinë e tij për mbështetjen e aktiviteteve parlamentare që i bashkojnë të gjitha partitë, me qëllim mbylljen e episodit të 27 prillit dhe shprehu njëkohësisht dëshirën për formimin e një konsensusi të gjerë rreth reformave të nevojshme për integrimin evropian dhe atlantik të vendit. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare midis dy vendeve, në veçanti përmes vizitës në organizim e sipër të grupit të miqësisë në Francë. Javën e kaluar, ambasadori u takua edhe me koordinatorin të VMRO-DPMNE-së, z. Vladimir Gjorçev, me të cilin diskutuan për të njëjtat tema.
JPEG

publie le 22/01/2018

hautdepage