Përforcimi i barazisë gjinore [fr] [mk]

Të mërkurën, më 15 janar, atasheu për bashkëpunim i Ambasadës, mori pjesë në debatin publik, të organizuar nga komisioni parlamentar për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, në kuadrin e politikave për përforcimin e barazisë gjinore. Nga shoqëria civile u dhanë disa propozime dhe u miratua edhe Propozim-Plani për Promovimin e ndjeshmërinë gjinore të Kuvendit, i hartuar me mbështetjen e OSBE-së.

Në këtë seancë u avokua në favor të konsolidimit të ligjit për kuotat e barazisë. Franca mbështet përparimin e Kuvendit të Maqedonisë, në drejtim të marrjes parasysh të gjinisë në aktivitetet parlamentare, me shembuj që janë simbolikë dhe konkretë, në luftën kundër diskriminimit. Barazia midis grave dhe burrave është një nga prioritetet e qeverisë franceze, e cila e mbështet këtë qasje proaktive. Në këtë drejtim, Ambasada e Francës dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit, në vitin 2020, do të zhvillojnë kësi lloj projektesh në terren.

publie le 22/01/2020

hautdepage