Përgatitja për Forumin e Beogradit: Industria dhe Tregtia [fr] [mk]

Ambasadori u takua të enjten më 22 shkurt me kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Maqedonisë nga rajoni veri-perëndimor, z. Nebi Hoxha.

Takimi ishte një mundësi e mirë për të biseduar tema që lidhen me aktivitetet e kësaj organizate, e cila përfaqëson interesat e kompanive tregtare, industriale dhe të shërbimit në rajonin veriperëndimor të vendit. Gjatë këtij takimi, ambasadori e njoftoi z. Hoxha për mbajtjen e forumit të ardhshëm ekonomik të rrjetit Francë-Ballkan, nga data 30 maj e deri më 1 qershor 2018 në Beograd, i cili do të grumbullojë udhëheqës politikë, ekonomikë dhe kompani biznesi nga Franca dhe nga dymbëdhjetë vende të tjera (Ballkani Perëndimor, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Greqia, Qipro, Moldavia).

publie le 27/02/2018

hautdepage