Përmirësimi i gjendjes së romëve në Maqedoni [fr] [mk]

Personat pa dokumente, të pastrehët, si dhe fusha e arsimimit dhe papunësia janë problemet kryesore të popullsisë rome në Maqedoni. Ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për Bashkëpunim, u takua më 1 mars me ministrin pa portofol, i ngarkuar për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Situatës së Romëve në Maqedoni, z. Aksel Ahmedovski.

JPEG

Gjatë këtij takimi, ministri informoi ambasadorin mbi projektet e tij konkrete në favor të popullatës rome. Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë dhe interesin e përbashkët të angazhimit të vazhdueshëm të të gjitha institucioneve kompetente drejt përmirësimit të gjendjes së romëve në Maqedoni. Ambasadori e njoftoi ministrin për lançimin e thirrjes për oferta nga kjo ambasade për OJQ-të, në temën e integrimit të rinisë dhe sportit, që do të duhej ti mundësont shoqatave të fokusuara në integrimin romëve të fitojnë mbështetje të re nga ana jonë.

JPEG

publie le 05/03/2018

hautdepage