Përparimi i mirë në fushën e mbrojtjes nga ana e Maqedonisë [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga atasheu i mbrojtjes, u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, znj. Radmilla Shekerinska.

Me këtë rast, bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e reja të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimin e përvojave në operacionet paqeruajtëse, si dhe për mbajtjen e një takimi ekspertësh në Paris, i cili do të mbahet në muajin mars, mbi këtë temë. Ata diskutuan gjithashtu mbi mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë midis industrive ushtarake të Francës dhe asaj të Maqedonisë. Gjatë këtij takimi, ambasadori përsëriti qëndrimin e Francës, e cila mbështet plotësisht reformat që synojnë integrimin evropian dhe atlantik të vendit.

publie le 31/01/2018

hautdepage