Përsëri për titullin e kampionit botëror të ekipit francez të futbollit [fr] [mk]

Në intervistën e tij dhënë për TV Sitel, të martën, më 17 korrik, ambasadori foli për ecejaken e ekipit francez të futbollit, me të rinj të cilët me siguri që do t`i shohim edhe më tutje në gara të mëdha.

Kilian Mbape, i zgjedhur si lojtari i ri më i mirë në Kupën Botërore të Futbollit dhe si lojtari që ka dhënë gjithçka nga vetja e tij, duke dëshmuar talentin e tij, është ilustrimi i përsosur i këtij brezi të lojtarëve që mbrojnë fanellën tringjyrëshe (ngjyrat e kombëtares franceze).

Mbrëmja finale e Kupës Botërore 2018 u organizua nga kjo ambasadë, së bashku me atë të Kroacisë. Mbështetësit e të dyja ekipeve ndoqën së bashku lojën e futbollit, në prani të ambasadorëve Timonie dhe Barishiç, të zëvendëskryeministres dhe ministres së Mbrojtjes znj. Radmilla Shekerinska, të zëvendëskryeministrit për Çështje Europiane z. Bujar Osmani, të ministrit për Punë të Jashtme z. Nikola Dimitrov dhe kryetarit të Komunës së Shkupit, z. Petre Shilegov.

publie le 05/08/2018

hautdepage