Perspektiva të reja të bashkëpunimit të decentralizuar në Manastir [fr] [mk]

Të premten, më 23 shkurt, ambasadori vizitoi qytetin e Manastirit, i shoqëruar nga znj. Kaliopa Krivasija-Stilinoviç, Konsulle e Nderit të Francës

Me këtë rast ai u takua me kryetarin e Këshillit Komunal të qytetit ( nga radhët liberal-demokrate), z. Valentin Gruevski, si dhe me kryetarin e degës lokale të VMRO-DPMNE-së (parti opozitare) e këtij qyteti dhe anëtar i këshillit komunal, z. Borçe Dimitrovski, ku bisedoi për perspektivat e reja të bashkëpunimit të decentralizuar. Në takim u bisedua edhe për 50-vjetorin e bashkëpunimit me Epinalin dhe për ftesën në të ardhmen të Kryetarit të Komunës në Takimin sindikal Franko-ballkanik për bashkëpunim të decentralizuar në Dizhon. Ambasadori vizitoi poashtu edhe kompaninë publike hidroelektrike (për energji, furnizim me ujë dhe ujitje) "Strezevo", ku u takua me drejtorin e kësaj kompanie, z. Mende Gramatkovski, me të cilin bisedoi për perspektivat e modernizimit. Ky sistem është ndërtuar sipas modelit francez në vitet e ’80-ta, duke krijuar lidhje të shumta, përfshirë këtu trajnimin, me Kanalin dy Midi. Kompania Shnajder Elektrik, me rastin e kësa vizite, ka njoftuar dhurimin e softuerit të avancuar, i cili mundëson trajnimin e inxhinierëve. Pas takimeve, ambasadori vizitoi xhamitë e restauruara rishtazi, atë të Isak Çelebiut dhe Hajdar-Kadit. Me këtë rast, ai u takua me myftiun, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet ndërfetare dhe e falënderoi atë për pjesëmarrjen e tij në ceremonitë komemorative vjetore, ku kujtimi për muslimanët e Perandorisë, të rënë në beteja përkrah ushtarëve francezë është shënuar me një lutje të veçantë. Ai gjithashtu vizitoi edhe studion e kolonisë ndërkombëtare të piktorëve të rinj, të quajtur “Petit Montmartre” (shq. Montmartri i vogël) i Manastirit, organizuar në rrugicat e tregut të vjetër.

publie le 25/02/2018

hautdepage