Përurim i një monumenti, në nder të të rënëve në Novaci [fr] [mk]

Të enjten, më 29 nëntor, ambasadori, i shoqëruar nga znj. Kaliopa Stilinoviç, Konsull Nderi, mori pjesë në përurimin e një monumenti në vendin e quajtur Brod, në komunën e Novacit, në nder të ushtarëve dhe civilëve të vrarë në Frontin e Maqedonisë, gjatë Luftës së Parë Botërore, i ndërtuar me nismën e autoriteteve lokale.

Në këtë vit të shënimit të njëqindvjetorit, ai vlerësoi rëndësinë e pajtimit rajonal, i cili do të hapte perspektivat e vendit për integrimin evropian dhe atë atlantik. Ai bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar dhe përforcim të multilateralizmit, me qëllim që të përmbushen sfidat, veçanërisht ato mjedisore, të cilat nuk janë më thjesht vetëm kombëtare, por edhe globale.

Takimi me kryetaren e komunës, znj. Natasha Petrovska, me sipërmarrësit e odave të tregtisë lokale, si dhe me përgjegjësit e ndërmarrjeve, ishte një mundësi e mirë për të shtjelluar bashkëpunimin ekonomik dhe aktivitetet e përfshira në programin, i cili i kushtohet 50-të vjetorit të binjakëzimit me qytetin Epinal. Ky i fundit, do të jetë nikoqir i një delegacioni nga qyteti i Manastirit, nga data 7 deri më 9 dhjetor, për të shënuar vendosjen e këtyre marrëdhënieve, që nga viti 2017.

Ambasadori gjithashtu bisedoi edhe për situatën lokale, veçanërisht atë mjedisore, me koordinatorin e grupit të këshilltarëve të pavarur të qytetit të Manastirit dhe me nismëtaren e lëvizjes qytetare "Poinaku" (shq. Ndryshe), znj. Gabriela Ilievska.

publie le 03/12/2018

hautdepage