Përurimi i Qendrës së parë të Suksesit Universitar - "TrèFLE" [fr] [mk]

Të enjten, më 27 shtator, ambasadori, së bashku me drejtorin rajonal të Agjencisë Universitare të Frankofonisë, z. Mohamed Ketata, me zëvendësministrin e Arsimit, z. Petar Atanasov dhe me rektorin e Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" z. Nikola Jankulovski, përuroi Qendrën e parë të Suksesit Universitar - "TrèFLE"(shqip tërfili apo jonxha, që ka poashtu edhe kuptimin dytësor në frëngjisht shumë frëngjisht) në Fakultetin Filologjik "Bllazhe Koneski" në Shkup.

Në prani të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, z. Taki Fiti dhe rektorit të Universitetit të Manastirit "Shën Klimenti i Ohrit", z. Sasho Korunovski, ambasadori uroi që "TrèFLE" të sjellë fat të mbarë për studentët dhe profesorët dhe të ndihmojë në promovimin e Frankofonisë në vend. Shkëmbimet për vlerat e Frankofonisë vazhduan me një pritje të organizuar në rezidencën e Francës, në prani të z. Ketata, profesoreshave Babamova dhe Petrov, si dhe lektores së re të qendrës “TrèFLE”, znj. Silven Ajash.

publie le 01/10/2018

hautdepage