Përurimi i muzeut të Luftës së Parë Botërore në Dojran [fr] [mk]

Ambasadori ishte i ftuar nderi në përurimin e këtij muzeu, një pjesë e të cilit i kushtohet Luftës së Madhe (LPB-së), e posaçërisht betejave dhe luftimeve në rajon, në të cilat trupat franceze morën pjesë në shtatorin e vitit 1918.

Ky përurim, shënon fillimin e një përpjekjeje për investim nga ana e komunës, në trashëgiminë e saj lidhur me këtë periudhë: e që synon të nxjerrë në pah vijën e frontit, e cila e kalon dhe e përshkon atë tejpërtej. Ambasada e Francës, është zotuar për angazhim përmes projekteve të saja, në funksion të bashkëpunimit të ardhshëm në këtë fushë, ku tashmë ka udhëhequr shumë projekte në vitet e fundit, duke përfshirë edhe promovimin e "turizmit të kujtesës historike" , që mëton zbulimin historik, në një rajon me një trashëgimi të pasur historike dhe ekologjike, përreth liqenit të Dojranit dhe maleve përreth, aty pranë.

publie le 07/11/2018

hautdepage