Përurimi i pjesës së re të autostradës "Demir Kapi-Smokvicë" [fr] [mk]

Të hënën, më 23 prill u mbajt ceremonia për përurimin e pjesës së re të autostradës "Demir Kapi-Smokvicë,", që kompleton Korridorin pan-evropian X, respektivisht autostradën ndërkombëtare që lidh Salzburgun me Selanikun, nëpërmjet Lubjanës, Zagrebit, Beogradit dhe Shkupit.

Kompania greke “Aktor” ishte përgjegjëse për ndërtimin e kësaj rruge, të filluar që nga viti 2012, ndërsa kompania franceze “Ezhis” ishte pjesë integruese në projekt, si lider i konsorciumit mbikëqyrës.

Gjatë ceremonisë së përurimit, ku ishin të ftuar edhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, kryeministri Zoran Zaev mbajti një fjalim, në të cilin ai theksoi rëndësinë e strategjisë së ndërtimit të infrastrukturës së transportit rrugor, në projektin e integrimit evropian të Maqedonisë.

Z. Goran Sugarevski, ministër i Transportit i Maqedonisë gjithashtu mbajti një fjalim, duke thënë se kjo pjesë e re e autostradës përmbush të gjitha standardet evropiane në nivel të mbrojtjes së mjedisit dhe ofron garancitë e duhura të sigurisë rrugore.

publie le 08/05/2018

hautdepage