Përvjetori i njëqindtë i hyrjes së Armatës Franceze në Shkup [fr] [mk]

Përvjetori i njëqindtë i hyrjes së Armatës Franceze në Uskub-Shkup, më 29 shtator 1918, u shënua me vendosjen e kurorave me lule nga ambasadori në Monumentin Përkujtimor në Parkun e Frankofonisë dhe në Varrezën e ushtarëve francezë.

Ambasadori rikujtoi ofensivën fitimtare të kalorësisë franceze dhe të spahinjve marokenë dhe betejat luftuese në Ujman dhe në Uskub, që detyruan tërheqjen e ushtrive të Fuqive Qendrore dhe kërkesën për armëpushim nga ana e Bullgarisë, një prelud për armëpushimin e 11 nëntorit. Komuna e Shkupit i`u bashkua kësaj ceremonie, nën shenjën e përkujtimit të përbashkët evropian dhe i`u bëri homazhe luftëtarëve.

Kurora me lule u vendosën nga ambasadori Zashov në emër të shoqatës “ Kujtimi francez” dhe nga Bashkimi Kombëtar i Luftëtarëve, në prani të drejtorit të Muzeut Ushtarak, z. Aleksandar Stojçev, znj. Mimi Gjorgovska nga Drejtoria e Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, përfaqësuesve të Shoqatës së Miqësisë Francë-Maqedoni dhe komunitetit francez.

publie le 01/10/2018

hautdepage