“Politika e jashtme e Francës » në Universitetin e Evropës Juglindore [fr] [mk]

Të martën, më 17 dhjetor, ambasadori vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Me këtë rast, ai u takua me pro-rektoren për bashkëpunim ndërkombëtar dhe hulumtim, Prof. Dr. Besa Arifi dhe me pro-rektorin për çështje akademike dhe dixhitalizim z. Vladimir Radevski. Ata shtjelluan çështjet, që ndërlidhen me zhvillimin e bashkëpunimit midis këtij universiteti dhe universiteteve franceze, në kuadër të programit "Erasmus", si dhe aspektin e mësimit të frëngjishtes në këtë institucion, në të cilin Franca ka dhënë kontributin e saj në themelimin e tij në vitin 2001.

Ambasadori më pas mbajti një ligjëratë me temën: “Politika e jashtme e Francës ». Ambasadori përsëriti vullnetin e autoriteteve franceze, për të vazhduar me shoqërimin e vendit në rrugën e tij evropiane, duke e ndihmuar atë në vijimin e reformave, në bazë të një metodologjie të ripërtërirë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ambasadori shprehu dëshirën, që një numër sa më i madh i studentëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të ndjekin shkollimin në universitetet franceze dhe të përfitojnë nga burimet e botës frëngjisht-folëse (frankofone).

publie le 22/12/2019

hautdepage