Politikë dhe festë me rastin e krasitjes së vreshtave në shpatet e Vardarit [fr] [mk]

Ambasadori mori pjesë në festimin e Shën Trifunit me një krasitje simbolike të vreshtit në luginën e Vardarit.

Ai me këtë rast, u takua me presidentin Ivanov, kryeministrin Zaev dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave z. Lupço Nikolovski, i cili javën e ardhshme do të marr pjesë në Panairin e Bujqësisë në Paris. Ambasadori, së bashku me ata vizitoi produktet e ekspozuara shtëpiake në Kavadar, Negotinë, si dhe pati takim me kryetarët e komunave z. Mitko Jançev dhe z. Toni Delkov, ku bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe të verës, si dhe në promovimin e gjuhës frënge në shkollat e këtij rajoni. Ambasadori gjithashtu vizitoi edhe punishten e verës "Lepovo - Tikvesh" me ftesë të pronarit të saj, punishte kjo e cila kishte një bashkëpunim të shkëlqyer me oenologun francez z. Filip Kambi. Kjo fushë, si dhe ajo e menaxhimit të bujqësisë, mund të jenë objekt i një bashkëpunimi të ri ndërmjet dy vendeve.

publie le 17/02/2018

hautdepage