Pritje për anëtarët e grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave LGBTI [fr] [mk]

Ambasadori i priti ata në Rezidencën e Francës, me rastin e vizitës në Shkup të Arno Gotie- Favas, themelues i rrjetit të parë diplomatik të mbështetësve të LGBT-ve në Evropë.

Ky grup ishte i përbërë nga deputetë të partive të ndryshme politike, të udhëhequr nga deputetja Maja Moraçanin, koordinatore e projektit.

JPEG - 420 ko

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të OJQ-ve, të përfshira në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI.

JPEG - 432.7 ko

Me këtë rast, ai rikujtoi luftën në nivel ndërkombëtar, për heqjen e dënimit me vdekje dhe dekriminalizimin e homoseksualizmit. Ambasadori gjithashtu theksoi rëndësinë e ligjit të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili së shpejti duhet të sillet në Parlamentin e Maqedonisë, në përputhje me kërkesat e BE-së, si dhe përshëndeti përfshirjen në këtë drejtim të deputetëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut.

publie le 04/02/2019

hautdepage