Pranim në Rezidencë i një grupi nxënësish frankofonë nga fshati Opajë [fr] [mk]

Pas një vizite në Institutin Francez në Shkup, ambasadori priti në Rezidencën e Francës një grup nxënësish të shkollës fillore "7 Marsi", nga fshati Opajë

Në këtë shkollë, e cila gjendet në komunën e Likovës, ka mësuar edhe zëvendësministri i Arsimit z. Arbër Ademi. Gjatë vizitës në Shkup, nxënësit ishin të shoqëruar nga profesoresha e tyre e gjuhës frënge znj. Gzime Ramadani dhe nga drejtori i shkollës, z. Besnik Ibrahimi. Me këtë rast, ambasadori shkëmbeu me nxënësit mendime për temat që lidhen me muajin e Frankofonisë dhe rëndësinë e të mësuarit të gjuhës frënge.

publie le 13/03/2018

hautdepage