Premiera e filmit "Kthimi" në Shkup [fr] [mk]

Të mërkurën, më 18 prill, ambasadori i shoqëruar nga drejtori i Shërbimit Ekonomik Rajonal z. Zhan-Mari Demanzh, mori pjesë në premierën e filmit "Kthimi", i regjisori Kastriot Abdyli, bashkëprodhim maqedono-kosovar, në të cilin Delfin Depardje, aktore e re dhe mbesa e aktorit të famshëm, luan me finesë dhe empati rolin kryesor.

Premiera e këtij filmi, i cili përshkruan hendekun mes një babai që ruan dhe mban traditën rurale shqiptare dhe të birit emigrant, i fejuar me një të re franceze, mblodhi shumë personalitete duke përfshirë ministrat e kulturës së Maqedonisë dhe Kosovës dhe z. Arbër Ademi, zëvendësministër i Arsimit në zeverinë e Maqedonisë. Një film shumë i suksesshëm rreth përplasjes së vlerave dhe vështirësive praktike të tolerancës. Peizazhe të bukura dhe të mrekullueshme, aktorë të mëdhenj dhe një film i shkëlqyer, me situata ndonjëherë serioze, të përziera edhe me situata qesharake e komike, që ju fton të mendoni.

publie le 09/05/2018

hautdepage