Prezantimi i raportit të veprimtarisë mandatare të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut [fr] [mk]

Të mërkurën, më 11 mars, ambasadori mori pjesë në prezantimin e raportit të veprimtarisë së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Me këtë rast, z. Talat Xhaferi, i shoqëruar nga nënkryetarët e kuvendit, shpalosi bilancin e mandatit të tij, para përfaqësuesve të trupit diplomatik. Me këtë rast, ai falënderoi ambasadorët për mbështetjen e tyre në thellimin dhe ngritjen e demokracisë parlamentare. Gjatë këtij mandati, u zhvilluan një sërë shkëmbimesh me kuvendin, me mbështetjen aktive të Ambasadës së Francës, duke përfshirë: vizita nga ana e parlamentarëve francezë, vizita zyrtare në Paris nga ana e grupit të miqësisë Francë-Maqedoni e Veriut dhe bashkëpunim në fushën e kodeksit etik.

publie le 27/03/2020

hautdepage