Prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2018 [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për siguri të brendshme, u takua të mërkurën, më 25 korrik, me z. Oliver Spasovski, zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punë të Brendshme.

Gjatë takimit, z. Spasovski foli për prioritetet e ministries, që drejtohet nga ai, për vitin e ardhshëm: luftën kundër trafikut të mjeteve narkotike dhe delikuencës së të miturve. Në takim u bisedua gjithashtu edhe për reformat e ardhshme në fushën e sigurisë, si dhe për mundësitë për bashkëpunim.

Me këtë rast, ambasadori siguroi ministrin për mbështetjen e Francës për projekte të rëndësishme në të ardhmen për të shoqëruar Maqedoninë në rrugën drejt integrimit europian, në përputhje me zotimet e presidentit Makron, gjatë takimit të tij me kryeministrin Zaev në Bruksel në margjinat i Samitit të NATO-s.

publie le 05/08/2018

hautdepage