Me ftesë të Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik "Loja" në Tetovë, partnere solide e Ambasadës së Francës, ambasadori mori pjesë në pritjen e organizuar nga kjo shoqatë, me rastin e fundvitit.
Ambasadori përgëzoi vullnetarët francezë të shoqatës dhe falënderoi z. Bujar Luma, kryetar i shoqatës, për angazhimin e tij në favor të bashkëpunimit rajonal, përmes projekteve novatore në favor të rinisë dhe në perspektivën e ndërtimit të një Evrope konkrete.