Pritje me rastin e 14 korrikut, festës kombëtare të Francës [fr] [mk]

Jemi mbledhur në fshatin maqedonas (Makedonsko Selo), në ambientin magjepsës të Ujmanit, për të ndarë miqësinë tonë për hir të festës sonë kombëtare, në prani të autoriteteve shtetërore të Maqedonisë, trupit diplomatik dhe partnerëve të bashkëpunimit nga Franca dhe Maqedonia.

Fjalimi i ambasadorit Kristian Timonie, në pritjen e organizuar në fshatin maqedonas (Makedonsko Selo), me rastin e 14 korrikut, festës kombëtare të Francës :

Jemi përsëri së bashku edhe këtë vit në fshatin maqedonas, për të festuar me ju, të dashur miq, festën kombëtare të Francës. Ju falënderoj shumë për ardhjen tuaj në shpatin të Ujmanit, këtë mbrëmje të së shtunës, për t’u takuar përsëri dhe për të ndarë së bashku vlerat e Republikës sonë.

Është ky një moment i zgjedhur dhe i mirë për të vërejtur dhe matur rrugën e përshkuar këtu e një vit më parë, kur me qeverinë e re të sapokrijuar, ndanim shpresat dhe pritjet.

Sigurisht që ky vit ishte i frytshëm, duke pasur parasysh numrin e madh të aktiviteteve të iniciuara dhe rrugëtimin e suksesshëm në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Megjithatë, ende mbetet shumë për të bërë dhe shpresojmë se vitin e ardhshëm përsëri do të festojmë për hapat e reja vendimtare, pas një viti të reformave konkrete dhe përgatitjeve intensive. Ne, të udhëhequr nga qeveria jonë në rrugën drejt reformave thelbësore dhe themelore, besoni se e dimë se sa është e vështirë të kalohet nga vullneti politik në realizimin konkret në terren, përballë mosdurimit të qytetarëve dhe partnerëve tanë.

Franca është e vendosur të zbatojë reformat e brendshme, që do t’i mundësojnë asaj që t`i përgjigjet sfidave të globalizimit. Por ajo është po aq e vendosur, që të mos heqë dorë nga Plani i Rimëkëmbjes së projektit europian, i cili, sipas saj, është një kërkesë dhe kusht absolut për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkim.
Prandaj, dy rrugët tona do të plotësojnë njëra-tjetrën dhe kur të vijë koha, ato do të bashkohen. Tashmë ne bashkëpunojmë me Maqedoninë në fushat esenciale të sigurisë europiane dhe globale, ku kemi një përgjegjësi të madhe në zonat më të vështira në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Bashkëpunimi ynë në fushën e mbrojtjes, këtë vit u shënua nga një dialog intensiv strategjik. Sekretari ynë shtetëror në Ministrinë e Forcave të Armatosura (Ministrinë e Mbrojtjes) erdhi për vizitë në muajin maj të këtij viti dhe kishim mundësinë që të jemi së bashku me rastin e dekorimit të zonjës zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, me medaljen e Komandantit të Urdhrit Kombëtar të Meritës së Francës.

Lidhur me trashëgiminë tonë dhe historinë tonë të përbashkët, këtë vit, pra në 2018, kur u shënua fundi i Luftës së Parë Botërore, Franca dhe Maqedonia në Manastir dhe Shkup hapën dy muze që kanë për qëllim t’i shpjegojnë dhe tu rrëfejnë gjeneratave aktuale dhe atyre të ardhshme një kapitull të historisë europiane. Ju rekomandoj dhe inkurajoj që të vizitoni këto dy hapësira dhe t’ua sugjeroni të njëjtën edhe miqve dhe familjarëve. Kujtimet e tyre duhet të jetojnë dhe të na mundësojnë të kuptojmë më mirë historinë tonë dhe vlerat tona të përbashkëta. Më lejoni të përshëndes ushtarët tanë dhe policët tanë, të cilët edhe këtë vit paguan një çmim të lartë për të mbrojtur liritë tona. Ata të gjithë e meritojnë mirënjohjen e kombit tonë dhe të aleatëve tanë, që i mbrojmë, ashtu siç na mbrojnë edhe ata neve.

Ky vit ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të parë dhe për tu rikthyer mbrapa në njëqind vjet të historisë së këtij rajoni dhe për të konstatuar se sa pajtimi dhe bashkëpunimi i mirëfilltë franko-gjerman është ende i rëndësishëm, si dhe mundësia e një marrëveshjeje të re midis dy vendeve tona. Jam i kënaqur që ky shembull gjeti zbatim të dyfishtë nëpërmjet marrëveshjeve midis Shkupit, Sofjes dhe Athinës. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të bindur për vlerën lartë të këtyre marrëveshjeve, me çrast përfitimet ligjore dhe ato të tjera do të duhet t`i ndjejnë së shpejti, që të mund të hiqen plotësisht ose pjesërisht pengesat e mbetura në rrugën europiane dhe atlantike të vendit. Do do të doja të vija theksin në vëllazërinë që Gjykata e jonë Kushtetuese, rishtazi i dha rëndësi të veçantë, jo vetëm si pjesë e motos së Republikës, por si një parim i sistemit dhe rendit tonë ligjor. Vlerat evropiane do të viheshin në pikëpyetje, dhe as kompanitë nuk do të mund të quheshin europiane, pa një pranim të tillë: vëllazëria nënkupton respektin dhe njohjen e të tjerëve, qytetarëve tanë, fqinjëve ose mysafirëve të huaj, njësoj siç edhe janë ata, pra të ndryshëm. Prandaj, unë do t’i përshëndes veçanërisht ata që këtu, në këtë vit të ndryshimit, kishin guximin të shtrinë dorën ose të pranojnë dorën e shtrirë. Mendoj para së gjithash për Parlamentin, si një vend i kthesës drejt demokracisë funksionale. Në Bashkimin tonë, ne presim që të vijë një shoqëri e shtetit të Maqedonisë e paqtë dhe e konsoliduar, e gatshme t`i përgjigjet sfidave globale botërore. Përvoja juaj do të jetë e çmuar për ne, andaj ju mund të llogaritni në ne dhe të mbështeteni në Francën, si një partnere e rreptë dhe kushtëzuese, por tejet vëllazërore.

Për në fund, dua të falënderoj sponsorët tanë bujarë dhe zemërgjerë, kompanitë biznesore partnere: AGS, ЕGIS, Freyssinet, NGE, Mr. Bricolage, Ohridska Banka - Société générale, Pernod Ricard, Sanofi, Thales, Veolia dhe Zegin.

Rroftë vëllazëria mes Francës dhe Maqedonisë!

publie le 17/07/2018

hautdepage