Pritje në Rezidencën e Francës për dhjetë vjetorin e Shoqatës së Ombudsmanëve (Avokatëve të Popullit) nga Mesdheu [fr] [mk]

Të martën, më 29 maj, në Rezidencën e Francës në Shkup u organizua një pritje për dhjetë vjetorin e Shoqatës së Ombudsmanëve (Avokatëve të Popullit) nga Mesdheu.

SHOM, një shoqatë e krijuar në vitin 2008 në Marsejë, ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore në vendet mesdhetare. Në këtë takim, ku ishin të ftuar Ombudsmanët (Avokatët e Popullit) të vendeve anëtare të Shoqatës, të pranishëm ishin edhe z. Zhak Tubon, mbrojtës i të drejtave që nga viti 2014, ish-ministrja e Kulturës, mandej e Drejtësisë, znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit e Shqipërisë, e cila udhëheq e presidencën aktuale të shoqatës, si dhe z. Ixhet Memeti, Avokat i Popullit i Maqedonisë. Ixhet Memeti u shpreh se institucioni i themeluar 14 vjet më parë në Maqedoni, ka arritur pjekurinë me mbështetjen e qytetarëve. Ambasadori theksoi rëndësinë e punës së shërbimeve të Avokatit të Popullit, në veçanti në kontekstin e vendosjes dhe nxitjes së reformave dhe të një ligji, i cili është në përgatitje e sipër, kundër diskriminimit, e i cili do të duhej të mundësonte përparime në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI. Ai rikujtoi binjakëzimin institucional evropian ku Franca ka marrë pjesë që nga fillet e këtij institucioni. Njëkohësisht, ai siguroi vazhdimin e mbështetjes sonë për një shoqatë të këtillë që mundëson shkëmbime të përvojave me cilësi të lartë.

publie le 05/06/2018

hautdepage