Pritjе në nderim të Frankofonisë në rezidencën e Francës [fr] [mk]

Të premten, më 16 mars, ambasadori organizoi një pritje (recepcion) në rezidencën e Francës në kuadër të kremtimit të muajit të Frankofonisë. Kjo ishte një mundësi e mirë për të, që ai të falënderojë të gjithë aktorët që punojnë për promovimin e Frankofonisë në Maqedoni.

Në kuadër të festimit të Muajit të Frankofonisë, të premten, më 16 mars, ambasadori organizoi një pritje (recepcion) në rezidencën e Francës, në prani të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, sekretarit shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadorit z.Viktor Dimovski, përfaqësuesve të vendeve frankofone të akredituar në Republikën e Maqedonisë, Komisionit kombëtar për Frankofoninë, si dhe operatorëve të Frankofonisë në Maqedoni - dy Aleancave Franceze, Shkollës Ndërkombëtare Franceze, Shoqatës së Profesorëve të Frëngjishtes dhe Departamentit të Gjuhës frënge në kuadër të Fakultetit Filologjik.

Me këtë rast, sekretari shtetëror dhe ambasadori shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e ndërmarrë në fushën e Frankofonisë dhe përshëndetën rritjen e interesimit të qeverisë për pjesëmarrje aktive në programet e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Ambasadori vlerësoi riaktivizimin në 2018 të trajnimit në frëngjisht të zyrtarëve të lartë dhe kuadrove administrativë, krijimin e një qendre frankofone universitare në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, punën e rëndësishme në drejtim të trajnimit të vazhdueshëm të profesorëve nga ana Institutit Francez në Shkup në bashkëpunim me Shoqatën e Profesorëve të Frëngjishtes, si dhe përpjekjet e Shkollës Ndërkombëtare Franceze Në Shkup (EFIS) dhe gjimnazeve me mësimdhënie dygjuhëshe (bilinguale) për të promovuar frëngjishten në sistemin e arsimit të Maqedonisë. Ai po ashtu, përshëndeti edhe manifestimet e organizuara nga ambasadat e Shqipërisë, Rumanisë dhe Belgjikës, për hir të muajit të Frankofonisë.

publie le 28/03/2018

hautdepage