Pritjet dhe shpresat për Vitin e Ri [fr] [mk]

Duke i`u përgjigjur pyetjeve të së përmuajshmes"Ekonomi dhe Biznes", në kuadër të numrit botues të dhjetorit 2018 / janarit 2019, ambasadori flet për pritjet dhe shpresat e tij për Vitin e Ri, sfidat vijuese, veçanërisht ato ekonomike, me ardhjen në Shkup të Agjencisë sonë Franceze për Zhvillim.

Mbetemi me shpresë, se në këtë Vit të Ri, do të shënohen hapa vendimtarë drejt rrugës evropiane të vendit. Sa i përket ambasadës sonë, pritjet janë të orientuara kryesisht drejt ardhjes në Shkup të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila mori autorizime nga qeveria e Francës, për zbatimin e aktiviteteve në këto hapësira, e cila me burimet e saj të konsiderueshme do të mbështesë projekte të reja në fushën e mjedisit, arsimit dhe shoqërisë në përgjithësi. Prania e saj do të ofrojë mbështetje të përpjekjeve tona për të bërë diçka më shumë dhe më mirë, si në bashkëpunimin mes dy vendeve, e njashtu edhe për procesin e reformave efektive.

JPEG

Me këto lloj dëshirash dhe pritjesh, gëzuar Vitin e Ri 2019, duke uruar që ky vit të jetë i begatshëm dhe t`ju sjellë lumturi!

publie le 10/01/2019

hautdepage