Projekt i shkëmbimit multikulturor [fr] [mk]

Të premten, më 10 maj, ambasadori priti në Rezidencën e Francës, ca të rinj maqedonas, grekë dhe francezë, pjesëmarrës në një projekt të shkëmbimit multikulturor.

Këta gazetarë, studentë (nga radhët e Shkencat Politike nga Dizhoni, qytet i binjakëzuar me Shkupin) dhe artistë, realizojnë bashkërisht reportazhe mbi vendet e tyre të origjinës dhe dëshirojnë të kontribuojnë në informimin më të mirë të kolegëve të tyre në lidhje me Ballkanin dhe çështjet evropiane. Në këtë pritje ishin të pranishëm përfaqësues të Agjencisë për të Rinj dhe Sport të Maqedonisë së Veriut, si dhe drejtori i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), z. Albert Hani. Duke marrë parasysh interesin e informimit të duhur të të rinjve në Evropë, Franca mbështet këto veprimtari të bashkëpunimit midis të rinjve evropianë, drejtpërdrejt përmes bursave, por gjithashtu edhe duke kontribuar në financimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe programin Erasmus +.

publie le 15/05/2019

hautdepage